Artan Hoxha në një intervistë të fundit ka thënë se është i përgatitur për në burg. Ai tha se tashmë nuk ka frikë më asgjë dhe se plumbin e fundit nuk e ka mbajtur për vete, por të tjerët.
“Unë jam përgatitur për në burg. Unë plumbin e fundit nuk e mbaj për vete e mbaj për një tjetër. Atë që kisha frikë më ka ndodhur, tani skam frikë më. Unë kam qenë me gjyq me Sali Berishën, me Fatos Nanon. Këta deshën s’deshën më kanë përgatitur edhe për këtë gjë. Unë po e them këtë sonte. Mafia më e madhe është krimi politik, nuk janë bandat e tjera, por vetë politika”, tha Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit".
Artan Hoxha më tej foli për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit. Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.
Sipas SPAK, gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në SKY ECC dhe bisedat i zhvillonte po vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj, i cili i paguante gazetarit dhe abonimin e shërbimit të shtrenjtë telefonik siç e bënte për çdo anëtar tjetër të bandës së tij, për të garantuar bisedat sekrete. Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë.
Vetë Suel Çela që në mëngjes paralajmëronte një emision ‘flakë’ në Opinion natën e 6 shkurtit, pasi siç ka vërtetuar vetë më pas SPAK vetë ka bërë skaletën e diskutimit. Pasdite, para emisionit i dërgon personalisht Artan Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes rivale të Çapjave. Në fotografi shfaqet Kryeministri Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.
Lini një Përgjigje