TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2024, 18:19

Trafikuan kokainë me vlerë 200 milionë paund në ngarkesën me banane, dënim shembullor për 4 shqiptarët në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Trafikuan kokainë me vlerë 200 milionë paund në

Katër shqiptarë dhe një bullgar që trafikonte kokainë me vlerë 200 milionë paund në Britaninë e Madhe janë dënuar me burg.

Autoritetet britanike arritën të kapnin në vitin 2021 një nga sasitë më të mëdha të drogës, plot 2.3 ton kokainë në një ngarkesë me banane nga Kolumbia dhe më pas gjurmuan grupin kriminal që kishte organizuar trafikun.

Sipas mediave britanike, sasia e drogës për të cilën u arrestuan shqiptarët dhe bullgari kishte vlerë tregu 200 mln paund.

Kokaina ishte e fshehur në një ngarkesë bananesh dhe ishte më e madhja e kapur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021.

Gjykata në Britani ka dënuar me 27 vite burg bullgarin Petko Zhutev për rolin e tij “udhëheqës” në organizatën kriminale.

Shqiptarët Erik Muci 45 vjeç dhe 40-vjeçari Olsi Ebeja nga Kosova u dënuan me 33 vjet burg dhe 17 vjet burg.
Ndërsa shqiptari Bruno Kuci, 32 vjeç, u dënua me 21 vite burg, si dhe 34-vjeçari Gjergji Diko me 18 vite burg.

trafik kokaine denim me burg

Lini një Përgjigje