
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg një tjetër pjesëtar të bandës së Suel Çelës. Pak ditë më parë u njohën me masat e sigurisë një pjesë e madhe e të arrestuarve, teksa sot ka dal para gjykatës Fuad Verzivolli. Ai është marrë në pyetje nga gjykata dhe më pas u la në burg.
“Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal”, vendosi gjykata.
Verzivolli është një emër i njohur. Ai i ka shpëtuar një atentati me tritol, teksa del dhe te përgjimet në SKy Ecc. Në dosjen e SPAK, thuhet se nga konteksti i bisedave Suel Çela ka ndikuar mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Elbasanit ndaj të pandehurit Astrit Sinanaj i akuzuar për vendosjen e lëndëve plasëse në mjetin e shtetasit Fuad Verzivolli i njohur në këto komunikime me emrat “Miri” dhe nofkat “tenja” dhe “Mir tenja”.
Lini një Përgjigje