
Një biznesmen italian është ekzekutuar me breshëri automatike në në Tepelenë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten një mister.
Automjeti me të cilën lëvizte biznesmeni Italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, pronar i një fabrike tullash në Tiranë, është qëlluar me breshëri arme, nga një tjetër automjet që lëvizte në kah të kundërt me makinën ku ndodhej viktima.
A2 CNN raporton se për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.
Italiani që mbeti viktimë në afërsi të fshatit Salari prej 20 vitesh jetonte në Shqipëri. Policia në një njoftim zyrtar tha se "rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”.
Lini një Përgjigje