TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 07:15

Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë

Shkruar nga Pamfleti
Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë
Foto ilustruese

Ngjarja e rëndë ndodhi në Salari të Tepelenës, ndërsa viktima është një biznesmen italian 44-vjeç.

Një biznesmen italian është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari.

Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrje-dalje të Tepelenës dhe po heton për kapjen e autorit/ve.

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve", njofton policia.

2 Komente

  1. M
    Malo

    Jeta e pa sigurte ne kete mender Vende

    1. P
      Profetesi

      Te pa bese , dalin neper shtigje. Yt muter nuk beheni njerez

      Lini një Përgjigje