
Personi në foto është Aurel Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, për gjakmarrje.
Sipas SPAK-ut, Aurel Hoxha rezulton të jetë pronari i lokalit të njohur “Monopol”, në kryeqytet. Mëngjesin e sotëm, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit “Monopol”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së 2020-ës, por nuk e kanë gjetur Aurel Hoxhën, të cilin e kanë shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake të dosjes, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi dhe dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për ekzekutimin e 22-vjeçarit.
Lini një Përgjigje