
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, për vepra te ndryshme.
Policia bën me dije se personat janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim për çështje të ndryshme.
"Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Catch 4”, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat, janë kapur dhe vënë në pranga 4 persona të dënuar me burgim nga gjykatat e vendit.
Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe komisariatet e policisë të Tiranës dhe Krujës.
Të arrestuarit janë:
Xh. H., i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Y. S., 50 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj e 1 javë burgim, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
B. K., 32 vjeç, i ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
R. A., 36 vjeç, i ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës, gjithashtu i dënuar me 1 muaj burgim për të njëjtën vepër penale: “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje