TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 13:44

Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari;

Është ekstraduar nga Italia një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tentoi të vriste një person në vitin 2024.

Sipas policisë, në pranga ra Kristjan Lulaj, 26 vjeç. Ngjarja për të cilën akuzohet Kristjan Lulaj ka ndodhur më 2 prill të vitit 2024. 26-vjeçari ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën në fshatin Baks të Velipojës pas një konflikti për motive të dobëta. Paloka në atë kohë mbeti i plagosur.

Kristjan Lulaj u arrestua po në prill të vitit 2024 në Itali, ndërsa sot është ekstraduar drejt Shqipërisë.

"Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.

26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë", njofton policia.

Lini një Përgjigje