TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 12:47

“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen fotot kush janë pesë të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti
“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen
“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë

Këtë të premte u zbulua një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza në Tiranë.

Në pranga nga operacioni i koduar “Warehouse”, u arrestuan pesë persona, ku më konkretisht shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Anxhelina Koçi.

 

“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen
Erdi Gjiriti


Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

 

“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen
Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi

Gjatë operacionit policor të Komisariatit nr. 4, ranë në pranga pesë persona mes tyre edhe një vajzë. Ndërkohë nga kontrollet e kryera në magazinë blutë gjetën një valixhe me 9 kilogram lëndë narkotike, të dyshuar kanabis sativa  të ndarë në pako dhe një armë zjarri pistoletë.

Sasia e drogës e ambalazhuar brenda valixhes, dyshohet se është marrë nga një grup kriminal nga Sukthi dhe është sjellë në Tiranë, nga Xhoi Zina 25 vjeç në bashkëpunim me të fejuarën e tij 22-vjeçare, Anxhelina Koçi, me një automjet tip "Toyota Yaris" në magazinën në pronësi të babait të Redion Kuqit. Lëndën narkotike e ruante Erdi Gjirishti, i cili gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën me makinë.

“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen
Ardit Çitaku

 Një tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është edhe Ardit Çitaku, 22-vjeç. Në momentin e operacionit ka qenë i pranishëm në magazinë, ku dhe i janë sekuestruar disa doza kokaine.


Gjatë kontrollit në shtëpinë e Xhoi Zinës blutë zbuluan 1 pistoletë dhe 2 armë të ftohta ndërsa të arrestuarve të tjerë, iu sekuestruan 2 makina, 6 celularë dhe një shkop bejsbolli.

Grupi hetimor dyshon se ata janë përfshirë në trafikun e drogës prej të paktën një viti. Edhe pse pesë të arrestuarit kanë pranuar akuzat dhe kanë treguar skemën që përdornin për aktivitetin kriminal mendohet të mos kenë bashkëpunuar vetëm. Policia thotë se vijon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Baza” e drogës dhe armëve në Tiranë, publikohen
Redion Kuqi

 

“baza” e drogës dhe armëve në tiranë

1 Komente

  1. L
    Leonard Pejo

    Nē atē veprimtari "kriminale" po pērfshihet temērē rinia..!Nga t'ja mbajē...mungon gruaja e shtēpia..! Tre breza tē punojnē 150 mijē evro nuk mundet ti fitojnē..! Tē thonē "adijo Tiranē" , kudo tē venē do jerē "mē flamē"..!

    Lini një Përgjigje