TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 14:30

Forca të shumta policie zbarkojnë në Pogradec, operacion për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga krimi

Shkruar nga Pamfleti

Forca të shumta policie zbarkojnë në Pogradec, operacion për

Forca të shumta policie janë angazhuar mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë në qytetin e Pogradecit, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Burime nga terreni bëjnë me dije se aksioni lidhet me sekuestrimin e disa aseteve të paluajtshme, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes veprimtarive të lidhura me krimin e organizuar.

Ndërhyrja policore po zhvillohet në disa zona të qytetit, ku prania e forcave të rendit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi identitetin e subjektit apo vlerën dhe natyrën e pasurive të sekuestruara.

 

1 Komente

  1. L
    Leonard Pejo

    Hajdutllēku ēshtē mē keq se "tē pasuruarit me mēnyra tē pa ligjēshnme qē nuk cēnojnē ekonominē e drejt pērsēdrejti tē tjetrit...e sidomos jashtē vēndit ,pēr tē cilin shteti nuk mban pērgjegjesi..!Droga ēshtē e shtrenjtē ,fukaraj nuk e ble dot..!Vidhet prona e popullit ,policat nuk venē...Shkrumb u bē Shqipēria ,u vodh e u shkatrua ,polica nuk pamē..Eh o moj Shqipēri ...nē ç' duar re dhe rramē..!?

    Lini një Përgjigje