TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 18:19

Ndërmjetësoi vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir Kolaveri 

Shkruar nga Pamfleti

Ndërmjetësoi vrasjen e Klevis Lleshit, arrestohet në Itali Saimir

Kolaveri ka bërë lidhjen mes porositësit dhe ekzekutorit.

Ditën e sotme është arrestuar në Itali Saimir Kolaveri, ndërmjetësuesi i vrasjes së Klevis Lleshit, sipas SPAK.

Kolaveri ka bërë lidhjen mes Aurel Hoxhës, i cili ka urdhëruar vrasjen e Lleshit për motive gjakmarrjeje dhe Sahab Nuzit, i cili e ka ekzekutuar për një pagesë prej 50,000 euro.

Klevis Lleshi nga Burreli, u zhduk më 5 gusht të vitit 2020 kur ishte vetëm 22 vjeç. Pas tre vitesh pa asnjë gjurmë, në shkurt të vitit 2023, erozioni nxori në sipërfaqe disa eshtra, të groposura në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Analizat e ADN-së zbuluan se i përkisnin të riut të zhdukur. Ndërkohë që ditën e sotme SPAK zbuloi autorët dhe lëshon 4 urdhërarreste, 3 prej të cilëve tashmë janë ekzekutuar. 

Si porositës për vrasjen e të riut, SPAK akuzon Aurel Hoxhën (i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri), 36-vjeç, pronar i lokal “Monopol", në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, aty ku efektivët ushtruan kontrolle në orët e para të mëngjesit, por pa mundur ta gjejnë.

Në lokalin “Monopol” agjentët gjetën një kasafortë, për të cilën kërkuar ndihmën e zjarrfikësve për ta hapur.

Të katër, janë të dyshuar për “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim të kufomës”, “pastrim parash”, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Mësohet se vrasja u zbardh falë bisedave në aplikacioni SkyEcc, ku thuhej se u paguan 50 mijë euro për vrasjen e 22-vjeçarit.

Gjithashtu krahas vrasjes së 22-vjeçarit, nga hetimet, SPAK ka zbuluar se Aurel Hoxha ishte drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal që pastronte paratë që vinin nga trafiku i drogës nga vendet e Amerikës së Jugut në BE dhe Shqipëri.

Këto para njofton  SPAK, investoheshin në vendin tonë dhe jashtë saj. Pjesë e këtij grupi, është edhe Sajmir Loka, i arrestuar këtë të premte, që deri më tani sipas hetuesve nuk lidhet me vrasjen e të riut nga Burreli, por akuzohet vetëm për pastrim parash.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”, thotë SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, pikërisht me fuqinë e këtyre parave të ardhura nga bota e drogës, Aurel Hoxha ka paguar për vrasjen e të afërmit të hasmit të tij.

SPAK thotë se ky grup kriminal i pastrimit të parave të drogës, ka në përbërje edhe persona të tjerë për të cilët po punohet të identifikohen.

Krimi makabër që SPAK zbulon sot se është organizuar nga një grup kriminal, deri më 16 shtator 2025 është hetuar nga prokuroria e Kurbinit.

Nëna e të riut Klevis Lleshi, ka kërkuar vazhdimisht drejtësi dhe e ka lidhur vrasjen e të birit me gjakmarrjen. “Shokët e kanë çuar te hasmi”, shprehet ajo 5 vite më parë pak pasi djali ishte zhdukur. Që nga ajo kohë, nëna e Klevisit, u largua nga Shqipëria.

Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. 

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës.

Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.

1 Komente

  1. T
    Tirona

    Ky Aureli me kto tjerët që ka vra ka hy në gjynof në fakt ndërsa me vrasjen e atij zdrromsit në burg ka bo kryevepër.Shkoi vrau e dogji shokun bythqiri që ene varrimin ja boni bashkia si me qenë naj qen i nordh

    Lini një Përgjigje