TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2025, 19:42

Aksident tragjik në aksin Poliçan-Berat, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në aksin Poliçan-Berat, një i vdekur dhe dy

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18;00 në segmentin rrugor Poliçan;Berat, në afërsi të Urës së Vodicës. Sipas Policisë, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe mjeti doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ndërroi jetë në vendngjarje. Dy pasagjerët, A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, pësuan lëndime dhe u transportuan me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po mbledh prova dhe po verifikon shkaqet e aksidentit.

 

Lini një Përgjigje