TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2025, 09:49

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës portugezi Ruben Saraiva

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës
Ruben Saraiva-Ardian Nikulaj

Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë. 

Të paktën 10 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjykatë, në çështjen penale ndaj portugezit Saraiva. Paraqitja e tij është bërë me forca të shumta policie dhe masa të forta sigurie, që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Portugezi do përballet me dëshmitarët që ka thirrur Prokuroria, e cila thotë se ka prova se ai është autori.

Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzën  "vrasja për gjakmarrje", e kryer në bashkëpunim dhe "armëmbajtja pa leje", ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Lidhur me krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që e ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen.

Edhe ndaj tyre është marrë vendimi nga Gjykata e Londrës dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri brenda pak javësh, për të përballur me drejtësinë.

Lini një Përgjigje