TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 20:38

E rëndë në Lezhë/ 4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Lezhë/ 4-vjeçarja bie nga ballkoni i

4-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se një vajzë 4-vjeçare ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku dyshohet se një vajzë 4-vjeçe është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës. E mitura është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

"Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje