TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2025, 16:47

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve, zjarr në kodrat e fshatit Hoshtimë; digjet edhe tregu ambulant në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve, zjarr në

Me ardhjen e verës vendi ynë përballet me shtimin e rasteve të zjarrit. Një vatër zjarri është rregjistruar në kodrat pranë fshatit Hoshtimë në Vlorë. Në vendngjarje ndodhen dy automjete të forcave zjarrfikëse për të lokalizuar flakët të cilat favorizohen nga era e fortë. Aktualisht zjarri është drejtuar drejt banesave ndërkohë që policia po merr masa për evakuimin e disa banorëve të cilët rrezikohen nga flakët. 

Ndërkohë që një zjarr tjetër ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës, duke shkaktuar panik mes tregtarëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Makinat zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.

Lini një Përgjigje