
Ditën e sotme janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me vrasjen e murosjen e shqiptares Sibora Gagani në Spanjë.
Avokati spanjoll i familjes së Siborës, Juan Manuel Medina tha se policia spanjolle ka bërë hetimet me vonesë, investigimi duhet të kishte ecur me hapa më të shpejtë.
"Policia që në momentin e parë që ajo u zhduk duhet të kishte hetuar rrethin e saj, e po ashtu të të dashurit të saj.
Për fat të keq është dicka e zakonshme që ndodh këtu në Spanje. Ka shumë raste që ndodhin këtu në Spanjë lidhur me zhdukjet kur policia nuk e ka shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur, këto investigime mbarojnë shumë shpejt.
Marko nuk e pranon që e ka vrarë Siborën, në deklaratën e fundit të bërë, ai tha një tufë mashtrimesh e shpikjesh dhe kërkoi të bindte gjykatën që ata që e vranë Siborën ishin mafia shqiptare."-tha avokati.
Lini një Përgjigje