TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2024, 12:30

Mashtroi dy qytetarë dhe iu mori 40 mijë paund për dokumente angleze, arrestohet Mirvjen Nino në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Mashtroi dy qytetarë dhe iu mori 40 mijë paund për dokumente

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë arrestuar Mirvjen Ninon pasi u denoncua nga një emision investigativ se mashtronte qytetarët për t’i pajisur me dokumente angleze kundrejt pagesave monetare.

Prokuroria e Tiranës njofton zyrtarisht se Mirvjen Nino u ndalua për akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

Nino akuzohet se ka mashtruar 2 emigrantë duke u marrë 40 mijë paund.

“Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound.

Gjithashtu pranë emisionit Stop pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound. Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal’ informoi sot prokuroria e Tiranës.

Ndaj tij u regjistrua procedimi penal për veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

40 mije paund mashtrim dokumente angleze

Lini një Përgjigje