
Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Hill’, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., banues në Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.
"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Hill”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 7. Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hill”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 61 vjeç, banues në Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje