TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shkurt 2024, 15:20

Vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnjë, prindërit akuza bashkëshortit të saj: Kishin 1 muaj të martuar, e akuzonte për tradhti!

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnjë, prindërit akuza

Një 18-vjeçare është vetëvrarë sot në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës duke pirë fostoksinë.

Familjarët e të ndjerës pretendojnë se bashkëshorti e ka çuar të renë drejt aktit fatal.

Pretendohet se bashkëshorti e akuzonte të ndjerën për lidhje jashtëmartesore dhe konfliktoheshin vazhdimisht, ndonëse kishin vetëm 1 muaj të martuar. 

Ai kishte një biznes dhe ata ziheshin për shkaqe xhelozie.

Vajza sipas familjarëve është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë.

Bashkëshorti po ndiqet në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes. 

vetëvrasja e 18-vjeçares në lushnjë

Lini një Përgjigje