TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2023, 09:20

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë ku punonte e reja

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i

Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. 

Joy Ayoko u dhunua barbarisht në Tiranë në muajin gusht dhe pas disa muajsh në gjendje të rëndë në spital ndërroi jetë. Vdekja e saj ka shumë mister brenda dhe vetëm tani polica është kujtuar të hetojë. Keniania punonte në një kazino në Tiranë, ndërsa pak ditë më par në media dolën dhe dëshmi të reja. Në skenë doli një prej shoferëve të Kazinosë, shtetasi Rodi Baraçi. Ai është shoqëruar sot nga policia, ndërkohë që është zhvilluar dhe kontroll në banesë.

Pak ditë më parë, nëna e Joyt tregoi që ajo është takuar edhe me shoferin shtetasin me iniciale R.B. dhe se ky i fundit e ka shoqëruar edhe me makinë kur shkonte nga spitali i Traumës në shtëpinë në “Ali Demi”, ku zonja Ruth qëndroi gjatë kohës që ishte në Shqipëri.

Kur unë erdha në Shqipëri ky shofer nuk ishte në kompani. Kur ai u kthye në punë, ai më shoqëroi edhe mua me makinë sepse kazinoja më kishte ofruar mua një shofer dhe ky shofer më shoqëroi mua në një nga mbrëmjet dhe më thotë emri im është bla-bla dhe a më njeh mua? Unë i thashë po, ju jeni shoferi. Unë i thashë, përse nuk e do mjaftueshëm vajzën time sa ta lësh të lirë, dhe ai më thotë ‘jo mami, ne i kemi dhënë fund gjithçkaje’. Unë e pyeta, përse e ke ndjekur vajzën time dhe ai më shpjegoi arsyen se përse e ndiqte Xhoin pasi ajo i kishte thënë jo atij. Unë e pyeta ku kishte qenë dhe ai më tha ‘më vjen keq, por kompania më kishte pezulluar sepse ata mendojnë se unë kam një raport me Xhoin’. Unë i thashë që kur ai nuk ka asnjë raport me Xhoin, përse i bën njerëzit të besojnë se ai ka një raport me Xhoin? Nëse do të kishit një raport do të kishe ndonjë mesazh dashurie nga ajo. Ai tha që ‘janë ata që nuk po e kuptojnë këtë’. Ai më tha që me Xhoin kishin vendosur që të ishin vetëm miq. Kështu vendosëm të shkojmë në Durrës, por gjatë asaj jave Xhoi më kishte bllokuar dhe nuk komunikoja dot me atë. Edhe mua më treguan për këtë incident që ajo kishte pasur", ka treguar ajo.

Nëna e Joyt rrëfen edhe faktin që shoferi kishte vizituar Joyn në spitalin e Traumës.

Ai madje erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Një herë më mori në telefon pasi kishte lënë punën, e pyeta se përse nuk ka ardhur të na takojë? Ai më tha që do mundohem të gjej kohë që të vij. Kështu erdhi një herë pasi kishte lënë punën. Duke qenë se Xhoi ishte shumë keq dhe kishte reagime të ndryshme, ai më pyeti se përse Xhoi reagon kështu? Pasi u largua nuk erdhi më. Përpara se të ikte më dha një kontribut për Xhoin dhe iku”, rrëfeu Ruth Abongo.

kenia kazion joy

Lini një Përgjigje