TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Nëntor 2023, 22:04

Vazhdon operacioni i SPAK, në pranga edhe oficerja e drejtorisë së Kufirit Jonida Babameto

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon operacioni i SPAK, në pranga edhe oficerja e drejtorisë

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Në kuadër të këtij operacioni mësohet se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për Erzen Breçanin dhe djali i tij Eralbi Breçanin, të cilët akuzohen për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.  Në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej akuzave të ngritura është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

spak pranga oficerja amerikane akuzohet si spiune e

Lini një Përgjigje