TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 14:29

U zhvaste para qytetarëve nëpërmjet mashtrimit, kapet 38-vjeçari në Krujë 

Shkruar nga Pamfleti

U zhvaste para qytetarëve nëpërmjet mashtrimit, kapet

Policia e Krujës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili akuzohet se mashtronte qytetarët duke u zhvatur shuma të ndryshme parash dhe madje i kërcënonte që të mos denonconin apo të tërhiqnin kallëzimet e tyre.

Burime zyrtare njoftuan sot  se përvetësimi i parave bëhej me anë të mashtrimit, sipas rrëfimit të të dëmtuarve, teksa ka konsumuar edhe krimin e kanosjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, disa shtetasve, në anë të mashtrimit, si dhe ka kanosur një shtetas, që të tërheqë kallëzimin e bërë për të”, tha policia.

Lini një Përgjigje