TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 12:12

Në kërkim nga Interpol Tirana, kapet në Greqi 25-vjeçari shqiptar 

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Interpol Tirana, kapet në Greqi 25-vjeçari

Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana.

Në deklaratën për shtyp të policisë greke, nuk bëhet publike vepra penale për të cilin ai akuzohet.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në 4 maj në mëngjes në një zonë të Heraklionit, nga oficerët e policisë së Departamentit të Operacioneve të Policisë së Heraklionit.

“Ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë për vepra penale që bien ndesh me ligjin shqiptar. Personi i arrestuar do të nxirret para drejtësisë”, përfundon deklarata për shtyp.

 

Lini një Përgjigje