TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 09:48

I dënuar me burg në Shqipëri, kapet në Mbretërinë e Bashkuar Ervis Vrenozi

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me burg në Shqipëri, kapet në Mbretërinë

Një shqiptar 39-vjeçar i dënuar me mbi 5 vite burg është arrestuar nga autoritetet britanike, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Bëhet fjalë për shtetasin Ervis Vrenozi, i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:

-Ervis Vrenozi, 39 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Lini një Përgjigje