TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 13:10

Sherr për pronat mes 2 familjeve në Has, përfundojnë në spital çifti i bashkëshortëve 

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për pronat mes 2 familjeve në Has, përfundojnë në

Një sherr për çështje pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë në një konflikt të ashpër.

Si pasojë, janë plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Hasit.

"Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale", njofton policia. 

sherr ne has

Lini një Përgjigje