TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Maj 2025, 14:17

Parandalohet krimi në Fier/ Dhunoi dy dajat e tij dhe dëmtoi makinën me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari!

Shkruar nga Pamfleti

Parandalohet krimi në Fier/ Dhunoi dy dajat e tij dhe dëmtoi

Është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti në fshatin Kutalli në Berat.

Policia ka vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili ka dhunuar 2 dajat e tij duke dëmtuar me sëpatë edhe automjetin e njërit prej tyre.

Është proceduar penalisht edhe shoku i tij 26 vjeçar, i cili e ka ndihmuar në këtë sherr.

Pas kontrolleve të kryera, Policia i ka gjetur 36 vjeçarit edhe një sasi të vogël kokaine në makinë.

"Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli. I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen. Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe sendi i fortë (sëpatë).

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.

Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje