TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Janar 2024, 09:55

U vra nga vëllai për tokën në Bulqizë, publikohet fotoja e 68-vjeçarit Lulëzim Cami

Shkruar nga Pamfleti
U vra nga vëllai për tokën në Bulqizë, publikohet
Lulëzim Cami

Ditën e sotme është publikuar fotoja e Lulëzim Camit, 68-vjeçarit i cili u vra dje në shtëpinë e tij nga i vëllai Vehap Cami, ky i fundit pasi la të vdekur vëllain vrau edhe veten.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës.

Por në policinë e Bulqizës, thonë, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar mes palëve.

Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve '90 ishin shpërngulur në Tiranë. Vehap Cami jetonte në Farkë.

lulëzim cami

Lini një Përgjigje