TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2024, 15:13

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aksident dy të plagosur

Lini një Përgjigje