TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2024, 14:13

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar gjendet i varur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar pasi shqiptari nuk ishte paraqitur në punë. Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.

"Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes", ka shkruar ai.

itali 36-vjecar shqiptar peme

Lini një Përgjigje