
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Arian Gosa në Kavajë. Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë duke pirë kafe së bashku me babin e tij në lokalin e lagjes. Më pas në një moment, një person i pa identifikuar është afruar pranë tavolinës së Gosës dhe e ka qëlluar me një pëllumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas autori dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe ende nuk dihet nëse ka pasur bashkëpunëtor që mund ta ketë ndihmuar për kryerjen e vrasjes, për këtë arsye janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe detaje të reja prite të dalin më vonë.
Ngjarja dyshohet se është kryer për hakmarrje dhe besohet se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Kavajë në muajin mars, ku Edmond Gosa u konfliktua me Sali Rexhën dhe qëlluan njëri-tjetrin për vdekje. Ndërkohë që polica aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me rastin.
Lini një Përgjigje