TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2023, 18:40

Aksidenti në Përrenjas/ Dy nga të plagosurit në gjendje të rëndë, transportohen me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Përrenjas/ Dy nga të plagosurit në gjendje

Dy nga personat e plagosur në aksidentin në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas pasditen e sotme po transportohen drejt Tiranës. Ata raportohen të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Aksidenti në Përrenjas/ Dy nga të plagosurit në gjendje

Dëme materiale janë shkaktuar edhe tek autobusi. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

aklsident përrenjas

Lini një Përgjigje