TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2024, 09:19

U përfshi në një sulm të përgjakshëm, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

U përfshi në një sulm të përgjakshëm, arrestohet

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 46-vjeçar me origjinë ruse janë arrestuar në Greqi pasi u përfshinë në një sulm të përgjakshëm në një mini market në orët e vona të së shtunës (15 qershor) në Chania.

Të dy personat janë parë mbrëmjen e së dielës, më 16 qershor në një pallat në zonën e Bashkisë Platanias ku ishin fshehur.

Ata kanë goditur me pronarin 58-vjeçar të minimarketit me shkop dhe kanë plagosur dy djemtë e tij 32 dhe 34 vjeç, ku ky i fundit është qëlluar me armë në gju.

Pasi ka qëlluar autori është larguar me motor së bashku me shqiptarin, i cili është i njohur për autoritetet greke, shkruan prothotema.gr.

Lini një Përgjigje