TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2024, 19:57

U fut për t’u larë, humb jetën 69-vjeçarja në Velipojë

Shkruar nga Pamfleti

U fut për t’u larë, humb jetën 69-vjeçarja në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Velipojës.

Referuar njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det.

Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak. Për pasojë ka humbur jetën.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:40, shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det në Velipojë. Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave”, njofton Policia.

Lini një Përgjigje