1 shqiptar ka humbur jetën, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i plagosur nga aksidenti tragjik në Greqi.
4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.
5 të rinj ishin duke udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi, ndërsa mësohet se automjeti ka hyrë në sens të kundërt dhe është përplasur me autobusin.
Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg. Makina dhe autobusi u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat të cilët ndodheshin në automjet, konkretisht drejtues shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjeç si dhe pasagjerët: Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeçe nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeçe nga Greqi dhe Neldian Serjani 27 vjeç nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.
Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeçe nga Elbasani.

Lini një Përgjigje