Doshi është konfliktuar me vëllezërit Molla për një sipërfaqe toke, që do ta zaptojë për t’ia shtuar resortit që po ndërton në atë zonë.
Ditën e djeshme, Tom Doshi është bërë protagonist i një sherri me familjen e Prek Mollës në fshatin Rrjollë, Velipojë.
Doshi është konfliktuar me vëllezërit Molla për një sipërfaqe toke, që do ta zaptojë për t’ia shtuar resortit që po ndërton në atë zonë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë Prek Molla, 58 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.
Pasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.
Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje