
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm.
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi të Greqisë.
Mësohet se një makinë dhe një autobus janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 6 persona. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në automjet gjetën vdekjen e menjëhershme.
Lini një Përgjigje