
Palestinezët kanë mbajtur namazin e Kurban Bajramit mes rrënojave të xhamisë Al Rahma në Khan Younis, e cila u shkatërrua nga sulmet ajrore izraelite.
Kurban Bajrami, festa e sakrificës është e dyta nga festat kryesore islame krahas Fitër Bajramit.
Xhamia u shkatërrua nga forcat izraelite gjatë sulmeve ajrore, por palestinezët nuk i pengoi kjo që të shënojnë festën e Bajramit.
Ditën e djeshme, tetë ushtarë izraelitë u vranë në një shpërthim në qytetin jugor të Rafah. Ky është incidenti më vdekjeprurës për ushtarët izraelitë që nga janari, kur 21 prej tyre u vranë kur dy ndërtesa u shembën në Gaza qendrore.
Tetë ushtarët kanë qenë në një autokolonë pas një ofensive gjatë natës kundër Hamasit dhe kanë vdekur brenda një automjeti të blinduar, sipas The Times Of Israel.
Kujtojmë se, rreth 37,000 palestinezë kanë mbetur të vrarë që nga tetori i vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje