TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Prill 2023, 11:09

U kap në shtëpi bari në Angli, arrestohet 35-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

U kap në shtëpi bari në Angli, arrestohet  35-vjeçarit

Një shqiptar me qëndrim ilegal në Britaninë e Madhe, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur në një shtëpi bari. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Oetjon Agalliu, i cili kishte mbërritur në Angli me kamion.

Pavarësisht se nuk kishte probleme në Shqipërinë, Agalliu u gjet në një shtëpi në Bentinck Street, Mansfield, duke u kujdesur për 174 bimë kanabis, të cilat pas daljes në treg do të kapte vlerën e 146,000 paund.

Ai është kapur nga policia pas përgjimit të disa telefonatave, ku ndër të tjera kishte pyetur nëse dikush me të cilin ishte në kontakt mund të rregullonte dokumente për azil për një tjetër, duke ofruar deri në 25,000 paund. Ai madje ofroi të paguante punonjësit e seksit për të vizituar shtëpinë e tij dhe ofroi pije dhe kokainë si “shpërblim”.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 35-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka mbërritur në Britani me shpresën për të gjetur punë, ndërsa më pas iu ofrua mundësi për të punuar në shtëpinë e barit.

angli shtepi bari shqiperi

Lini një Përgjigje