TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 16:28

U kap në flagrancë duke shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë duke shitur drogë, arrestohet

Policia ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar i cili po shiste lëndë narkotike ekstazi brenda kalasë së Gjirokastrës.

Sipas policisë, të riut i janë sekuestruar gjithashtu 420 euro, 28000 lekë dhe 2 aparate celulare.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjencës policore, se një shtetas shiste lëndë narkotike, brenda perimetrit të kalasë së Gjirokastrës, kanë organizuar menjëherë punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë brenda kalasë, teksa i shiste një shtetasi tjetër, lëndë narkotike ekstazi, dhe u vu në pranga shtetasi D. Ll., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësin e kësaj lënde narkotike, shtetasin K. H., 31 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë që iu gjetën shtetasit të D. Ll., në momentin e arrestimit, të dyshuar të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde, si dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

policia gjirokaster droge

Lini një Përgjigje