TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2024, 10:22

U kap me kallashnikov, përfundon në pranga 29-vjeçari nga Delvina

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kallashnikov, përfundon në pranga 29-vjeçari nga

Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov. Ai ishte duke lëvizur në aksin Delvinë-Sarandë në afërsi të fshatit Bajkaj. I arrestuari është banues në Delvinë

“Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 16”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje