TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2024, 17:02

Kontrollohej nga “bosi” shqiptar, forcat speciale greke ndërhyjnë në burgun e Janinës; Kaos brenda qelive, disa të arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti

Kontrollohej nga “bosi” shqiptar, forcat speciale greke

Mësohet se policia greke kishte 4 muaj që hetonte një grup brenda burgut të Stavrakiout në Janinë, që kontrollohej nga dikush me pseudonimin “Bossi” apo “Shefi” e që nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për të dënuarin shqiptar Edmond Përbasha.

Një operacion i madh policor është zhvilluar nga forcat speciale greke në burgun e Janinës. Forcat speciale EKAM dhe MAT, bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë etj. Urdhër arrestet mësohet se janë për persona brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë.

Mësohet se policia greke kishte 4 muaj që hetonte një grup brenda burgut të Stavrakiout në Janinë, që kontrollohej nga dikush me pseudonimin “Bossi” apo “Shefi” e që nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për të dënuarin shqiptar Edmond Përbasha.

Me bashkëpunëtorë të tij brenda e jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë, ai kontrollonte veprimet e paligjshme përfshirë shpërndarjen e drogës. Ende nuk dihet se për çfarë veprash bëhet fjalë, por burime jozyrtare thonë se janë evidentuar të paktën 70 raste të veprimeve të paligjshme me qëllim përfitimi.

Kontrollet kanë shkaktuar revoltë ndër të burgosurit, të cilët kanë djegur dyshekë e sende të tjera. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse, ndërkoë që forca të shumta policore vazhdojnë operacionin. Disa prej të burgosurve mësohet se janë transferuar. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka mbërritur edhe Prokurori.

Lini një Përgjigje