TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2024, 10:06

Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku gjetën vdekjen 7 emigrantë, arrestohet "koka" që organizoi transportin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku gjetën vdekjen 7

Ditën e sotme është arrestuar pas 3 muajsh në kërkim 24-vjeçari i cili organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën së bashku me drejtuesin e automjetit në një aksident rrugor në aksin “Këlcyrë-Përmet” më 2 prill  të këtij viti.

Në pranga ka rënë 24 vjeçari nga Shkodra Stivljano Ndou.

I ndaluari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës, me motomjetin me të cilin lëvizte.

"Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit S. N., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Për këtë shtetas Prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në aksident, dhe me shtetasit A. Gj. dhe R. D., të cilët u arrestuan më datë 03.04.2024), transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje