Paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lokal dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.
Një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Gentian Bajrami, është gjetur në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorama në Lezhë”, në anë të rrugës.
Paraprakisht dyshohet se 22-vjeçari ka rënë nga një lokal dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në trup dhe koke.
I riu fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës më pas drejt traumës në Tiranë, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të plagosjes.
“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar”, njofton policia.
Sipas informacioneve i riu ka precedent të mëparshëm për vjedhje, ndërsa më 1 korrik 2023 është arrestuar teksa bashkë me dy të tjerë kanë tentuar që të grabisin një banesë në Lushnjë, të maskuar dhe me armë zjarri.
Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore blutë pritet të marrin në pyetje të riun, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën përreth me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Lini një Përgjigje