TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2024, 20:36

Djegia e makinës së efektivit në Lezhë, arrestohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Djegia e makinës së efektivit në Lezhë, arrestohen dy

Policia ka zbardhur shkaqet e djegies se makinës së një efektivi në Lezhë. Sipas hetimeve, makina është djegur në mënyrë të qëllimtë nga dy perona, të cilët janë vënë në pranga.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e  Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje