Trupi gjykues vendosi vijimin e zbatimit të masës “Arrest në burg” për Albi Mecinin.
Nën masa të rrepta sigurie u dërgua nga Fieri drejt Gjykatës së Sarandës, Albi Mecini. Mecini u njoh me masën e sigurisë “Arrest ne burg” të vendosur në mungese ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Burime bëjnë me dije se i akuzuari Albi Mecini nuk ka folur fare në seancë.
Mecini u shoqërua nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani, ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.
Mecini u arrestua pak ditë më parë me 2 çanta me 21 kg eksploziv, ndërsa për këtë vepër ndaj tij u caktua masa ‘arrest me burg’.
Albi Mecini dyshohet se do të kryente një tjetër vepër të rëndë. Bëhet fjalë për ekzekutimin e një emri të njohur të botës së krimit në Fier.
Përmes inteligjencës informative, uniformat blu kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve.
Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin.
Lini një Përgjigje