TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2023, 14:09

Ishte nisur me 21 kg eksploziv për të vrarë biznesmenin, del në gjyq Albi Mecini; "blindohet" gjykata e Sarandës

Shkruar nga Pamfleti

Ishte nisur me 21 kg eksploziv për të vrarë biznesmenin, del

Gjykata ka lënë në burg Albi Mecinin, i cili u arrestua me 21 kg eksploziv. 

Nën masa të rrepta sigurie Albi Mecini është transportuar nga Fieri në Gjykatën e Sarandës, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur në mungesë ndaj tij për veprën penale “rrëmbimi ose mbajta peng e personit” për ngjarjen e prillit ku në rrethana misterioze rezultojnë të zhdukur Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Ai është shoqëruar nga një furgon i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve ndërsa në mbështetje për ruajtjen e perimetrit të sigurisë janë forcat e FNSH të pajisura me antiplumb. Seanca kryesohet nga Gjyqtari Alban Vecani ndërsa Prokurore është Esmeranda Basho.

Mecini u arrestua më 30 gusht 2023 me 2 çanta me rreth 21 kg eksploziv, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Mecinit.

Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregon për shkak të hetimeve.

Por para hetuesve Mecini, i cili njihet dhe si miku i të dënuarit me burg përjetë Admir Tafili, nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësin e këtij ekzekutimi. Heshti edhe në seancë gjyqësore.

Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 27 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 25 vjeç, nga Tirana. Këta u shpallën në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen të cilën ishin nisur ta kryenin por mbeti në tentativë. 

Rrëmbimi i Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit

Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e rrëmbimit të dy miqve, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, të dy me precedentë penalë, të zhdukur në Sarandë prej muajit prill të këtij viti.

Gjurmët e Mecinit
Por si u bë lidhja e tij, nga atentati i planifikuar me tritol me rrëmbimin e miqve në Sarandë?
Pak javë pas zhdukjeve në qytetin bregdetar, policia zbuloi tre automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë. Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Në kërkim Sebastjan Lataj

Ndërkohë, policia zbulon se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 25 vjeç, gjithashtu nga Kamza, i cili u shpall në kërkim. Për të, policia nuk jep shumë detaje, por edhe ndaj tij gjykata dha arrest me burg në mungesë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

albi mecini

Lini një Përgjigje