TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2023, 10:33

U raportua për bombul gazi, merr kthesë hetimi për ngjarjen në Selenicë: 50-vjeçari vdiq pas shpërthimit me lëndë plasëse!

Shkruar nga Pamfleti

U raportua për bombul gazi, merr kthesë hetimi për ngjarjen

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në obrrin e banesës së tij në fshatin Gjormë në Selenicë.

50-vjeçari Durmish Glluçaj ndërroi jetë rrugës për në spital. Fillimisht u raportua se ai ka humbur jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit, por dyshimet janë se mund të ketë ndërruar jetë nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Sipas burimeve nga policia dhe grupi hetimor lënda plasëse ka qenë në oborr.  Grupi hetimor po heton se për çfarë lënde plasëse bëhet fjalë, nëse kemi të bëjmë me ndonjë granatë të vjetër apo nëse 50-vjeçari kishte fshehur në oborrin e vet lëndë plasëse.

'Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.'- thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje