TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shtator 2023, 07:45

“Ishte vetëm në shtëpi”, si i moshuari tentoi të përdhunonte 21-vjeçaren në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte vetëm në shtëpi”, si i moshuari tentoi të

Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së kësaj të enjteje në Vaun e Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

Mësohet se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në shtëpinë e 21-vjeçares dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

Ajo ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e  ka pranuar autorësinë.

Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje