TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2024, 14:59

U kap me drogë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Gjermani; në kërkim nga autoritetet italiane

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Gjermani;

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia gjermane pasi u kap me drogë.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrollit në stacionin e trenit në Kaldenkirchen, ku i riu ishte pasagjer, nga krahasimi i të dhënave personale rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.

Gjatë kontrolleve, policët gjetën dhe sekuestruan edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij.

Shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgim derisa t’i komunikohet masa e arrestit para daljes në gjyq.

Lini një Përgjigje