TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2024, 10:58

I dhunoi të ëmën, djali rreh të atin në Durrës; babë e bir përfundojnë në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

I dhunoi të ëmën, djali rreh të atin në Durrës;

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dhunoi të atin. Mësohet se i riu rrahu babain pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe i ati, 53-vjeç pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policsë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij", njoftoi polcia.

Lini një Përgjigje